Kronikë
Përplasen makinat në Pogradec, tre të plagosur

Dy drejtues mjetesh dhë një pasagjere janë lënduar nga një aksident i ndodhur në dalje te qytetit të Pogradecit në rrugën nacionale që lidh këtë qytet me Tiranën.
Mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin Adrian Haxhi, 45 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Martin Hamzallari, 32 vjeç, banues në Pogradec.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S.K., 52 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Renault”, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




