E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasen makinat në Elbasan, katër të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në një aksident rrugor të ndodhur në Papër – Elbasan.

 

Reklamë

Informacionet paraprake bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një makinë “Benz” dhe një “Opel”. Sipas policise shtetasi E.Ç.,28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç, ku si pasoje pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia e nisur drejt vendit të ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë