Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot (30 mars) në rrugën e Kombit.

Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema raporton se për arsye ende të paditura janë përplasur një mjet Golf dhe një Fouristradë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre 2 fëmijë.

Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e Kombit.

Siç duket edhe nga pamjet dy makinat e përfshira në aksident janë përplasur kokë më kokë. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *