Kronikë
Përplasen dy mjete në autostradë

Ilustrim · Vizion Plus
Dy automjete u përfshinë ne nje aksident mëngjesin e kësaj të hëne ne autostradën Tirane-Durrës. Përplasja ndodhi ne kilometrin 4 te autostradës, ku nje makine tip benz goditi nje automjet tip seat. Fatmirësisht nuk pati persona te lënduar. Policia e cila mbërriti ne vendngjarje tha se shkak i aksidentit u be parakalimi i gabuar. Automjeti tip benz i drejtuar nga nje 24 vjeçar mësohet se hyri ne parakalim ne krahun e kundërt te korsise kur goditi makinën tjetër. Policia shoqëroi te riun per shkelje te rregullave te qarkullimit.




