Kronikë
Përplasen dy makina në Fier, humb jetën në spital 25-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk.
R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Reklamë
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




