Kronikë
Përplasen dy makina, humb jetën 6-vjeçarja në Has

Një 6-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e së premtes në Has.
Ngjarja ka ndodhur aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush, ku dy automjete janë përplasur duke i shkaktuar vdekjen të miturës. Automjetet kishin drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.
Sipas policisë bëhet me dije se shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe.




