Katër persona kanë humbur jetën, pasi dy avionë të vegjël u përplasën me njëri-tjetrin në aeroportin e Las Vegas-it.

 

Viktimat ndodheshin nga 2 ne secilin avion dhe nuk kanë mundur t’i mbijetojnë përplasjes.

 

Avioni tip “Piper pa-46” u përplas me një “Cessna 172”, ndërsa po përgatitej të ulej rreth mesditës, tha në një deklaratë administrata federale e aviacionit.

 

Pas përplasjes pajperi u rrëzua në një fushë të hapur, ndërsa Cessna mbi një liqen të vogël.

 

Ende nuk janë të qarta shkaqet e përplasjes, teksa autoritetet kanë nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *