E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasen automjetet në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në Elbasan.

 

Bëhet e ditur se rreth orës 16:26, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd një mjet tip “Benz” me drejtues R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues M.V., 30 vjeç.

 

Reklamë

Për pasojë të lënduar kanë mbetur pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Benz”, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Vazhdo të lexosh

Reklamë