Subscribe

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë pranë rrethrrotullimit te vendi i ruajtur Bishti i Zhurit në afërsi të Rrogozhinës.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se automjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga duke kaluar në korsinë e kundërt dhe më pas është përplasur me dy automjete të tjera, një furgon dhe një m,jet tjetër.

Nga kjo  përplasje janë shënuar  dëme të shumta materiale.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si dhe zhbllokimin e trafikut që u krijua./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *