Shkelja e armëpushimit ne Siri, qe kërcënon negociatat e paqes se Gjenevës ka detyruar te dërguarin e OKB ne Damask qe te vizitoje Moskën. Staffan de Mistura takohet me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Vizita vjen ndërsa tensionet mes qeverise se Assad dhe grupeve te armatosura te opozitës jane rritur. De Mistura ka deklaruar se pa armëpushim nuk mund te ketë progres ne bisedime. Negociata per paqen janë penguar nga intensiteti i luftimeve veçanërisht ne qytetin e Alepos. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi nga Gjeneva se konflikti ka dale jashtë kontrollit, ndërsa sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond theksoi nevojën e nje nisme te re per te mbajtur gjalle dialogun dhe opozitën ne procesin e paqes. Gjate ditëve te fundit ne Alepo kane gjetur vdekjen mbi 250 persona. Uashingtoni ka hedhur poshtë pretendimet siriane dhe ruse se sulmet e qeverise shenjestrojne vetëm islamistet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *