Subscribe

6 ligjet e reformës ne drejtësi do te shtyhen edhe njëherë. Burime prane Partisë Socialiste bejne te ditur se 6 draftet, te cilat ende nuk janë mbyllur ne komision do te kalojnë ne séance plenare  te enjten e ardhshme. Por pavarësisht afatit te votimit duket se keto ligje do te kalojnë pa votën e opozitës. Kete e ka bere te qarte edhe kryetari i kuvendit Meta, i cili gjate mbledhjes se Këshillit Kombëtar te Integrimit nuk foli per konsensus per reformën ne drejtesi, por vetëm per dialog. Por pavarësisht diferencave ka nje pike ku te gjitha kampet politike bashkohen dhe ky është qëndrimi pro hapjes se negociatave me Bashkimin Europian. Nje muaj para se Komisioni Europian te japë rekomandimin per hapjen e negociatave; demokratja Majlinda Bregu ka këmbëngulur se Shqipëria e meriton nje përgjigje pozitive. Pavarësisht se ende nuk ka nje vendim te Brukselit per hapjen e negociatave, Tirana zyrtare ka nisur përgatitjet dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit lancoi kete te hene nisjen e shkollës qe do te trajnoje administratën, per te qene gati per procesin e negociatave me BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *