Subscribe

Qeveria e Kosovës do te riktheje ne Parlament projektligjin per ratifikimin e marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi, por me pare do te kërkoje konsensusin e partnerit te koalicionit, Listës Serbe dhe opozitës. Ne seancën e javes se shkuar kryeministri Mustafa u detyrua ta heqe ate nga rendi i ditës, per shkak te mungesës se votave dhe tashme kërkon dialog me partitë, qe e kane kundërshtuar me force paktin.

Isa Mustafa: Do të bisedoj edhe me opozitën, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe Vetëvendosjen. Gjithashtu do të bisedojmë edhe me Listën Serbe perpara se të procedojmë, ne mënyrë që t’i shterim të gjitha opsionet dhe te sqarojme te gjitha dilemat.

Por Mustafa e ka bere te qarte se nuk do te pranoje kushte as nga Lista Serbe dhe as nga opozita.

Isa Mustafa: Nëse ka diçka që na kushtëzohet unë do ta bëjë publike. Nuk ka kushte as nga Lista e as nga të tjerët, por ne do të mundohemi që këtë çështje ta zgjidhim në bazë të fakteve dhe argumenteve.

Lista serbe nuk mori pjese ne seancën per demarkacionin, pasi kërkoi nga qeveria  te trajtoje me pare disa çështje me interes per komunitetin serb qe jeton ne Kosove. Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është nje nga kushtet e BE per liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosovës. Dy dite me pare Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme i Parlamentit Evropian votoi pro raportit te propozuar nga raporterja Tanja Fajon per heqjen e vizave, por per te ecur përpara ne kete proces nevojitet miratimi i paktit me Malin e Zi .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *