E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Kronikë

Përndoqi të miturën, nisin hetimet për 33-vjeçarin

Policia ka nisur hetimet për një 33-vjeçar, banues në Cërrik, pasi në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe telefonuar një 17-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Cërrik, pasi në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe telefonuar një 17-vjeçare, pa pëlqimin e saj”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë