E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përndoqi të miturën në rrugë dhe në rrjete sociale, arrestohet 47-vjeçari nga Puka

Zamir Puka, 47 vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjkje të një të miture në rrugë dhe rrjete sociale.

Sipas policisë, i arrestuari rezulton me precedent për të njëjtin krim.

Reklamë

“Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim”, njoftoi policia ditën e sotme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë