E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përndoqi një 28-vjeçare, prangoset një person në Fier

Bie në pranga një person në Fier i cili akuzohet se përndiqte një vajzë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.

Vazhdo të lexosh