Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi përndiqte e kanoste me armë zjarri një shtetase.

 

26 vjeçari i arrestuar është me inicialet F. M., banues në Ura Vajgurore.

 

Sipas policisë, arrestimi I 26 vjeçarit u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasja L.T.. Sipas denoncimit të bërë nga shtetasja L.T., 26 vjeçari e përndiqte në mënyrë sistematike dhe e kërcënonte.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

 

26 vjeçari akuzohet për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *