E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përndiqte dhe kërcënonte një vajzë përmes profileve të rreme, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”. Në pranga përfundoi i riu me iniciale I.P. Ai ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme.

Ai kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e 27-vjeçarit, atij i është gjetur një telefon celular i markës iPhone.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Vazhdo të lexosh