Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska e ftuar në  emisionin  Vizioni e Pasdites në Vizion Plus, ka thumbuar ashpër deputetet e reja të parlamentit Shqiptar.

 

Duke diskutuar për veshjet e politikanëve shqiptarë ajo u shpreh se përveç modës ato nuk paraqesin asgjë, shumica prej tyre kalojnë nga qendra estetike, te paradhoma e shefit e më pas në foltoren e kuvendit.

 

“Jane disa tipe femrash që në gjykimin tim nuk kanë fare lidhje me politikën. Kanë hyrë aty me lidhje të shkurtëra, në mënyrë rastesore, me marrëveshje të caktuara individuale ose jo dhe asnjëherë nuk e kanë provuar të jenë pjesë reale e politikës. Ato thjeshtë kanë zgjedhur të bëjnë show-n e rradhës edhe me mënyrën e veshjes”.

 

Në gjykimin e Përnaskës ka edhe një kontigjent deputetesh femra të cilat investojnë shumë tek pamja e jashtme dhe ajo estetike dhe nuk kanë pasur fare lidhje me politikën dhe institucionin e parlamentit, por garojnë me llojin e veshjes duke investuar tek ajo pjesë dhe duke e kthyer parlamentin në një pasarel mode.

 

“Të jesh parlamentare nuk ke kohë ti kushtosh shumë vëmendje paraqitjes së jashtme. Këtu u bastardua edhe mënyra e zgjedhjeve sepse nuk zgjidhen me votë, që nuk kanë zona dhe rrinë u krijua një trekëndësh për disa femra nga qendra estetike, te paradhoma e shefit dhe te foltorja e parlamentit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *