Pas reshjeve të dëborës që ranë gjatë ditës së enjte, situata është përmirësuar në të gjitha akset rrugore, përfshirë dhe ato malore, në juglindje të vendit.

 

Në fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit kalohet pa probleme, por policia iu  kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin gomat e dimrit.

 

Trashësia e dëborës në Qafën e Qarrit dhe në Dardhë ka shkuar deri në 7 cm, ndërkohë që në majë të mashkullorës arrin deri në 15 cm.

 

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur probleme edhe përsa i përket furnizimit me energji elektrike./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *