E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmirësohet situata e zjarreve! Emergjencat Civile: Vetëm tri vatra aktive në vend

Tri vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, sipas përditësimit të Emergjencave Civile.

Flakët vijojnë të djegin malin e Bërzhitës në fshtrat Ibë dhe Durisht në Tiranë, ku vatra është aktivizuar në një terren të vështirë dhe është thuajse e pamundur ndërhyrja nga toka.

Po ashtu, vatër aktive zjarri ka edhe në fshatrat në zonën e Pezë-Helmës, e cila po mbahet nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj në Kolonjë situata është më e qetë, për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e të hënës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë