E hënë, 2 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmirësohet moti, por bien temperaturat

Kete te martë në vend parashikohet të qarkullojnë rryma ajri të qendrueshme por më të ftohta.

 

Në zonat verilindore parashikohet mot me vranësira mesatare dhe kthjellime ndërsa në pjesën tjetër të vendit kryesisht kthjellime e vranësira kalimtare. Gjatë orëve të mëngjesit e të mbrëmjes në zonat malore parashikohen ngrica.

 

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri 1-7m/sek ndërsa në bregdet erë e vrullshme 10-15m/sek. Valëzimi në dete i forcë 3-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri 6°C, në zona e ulëta  2 deri 11°C, në zona bregdetare 4 deri 11° C

 

Në rajonin e Ballkanit gradualisht do të hyjnë në qarkullim rrymat e thata e të ftohta të ajrit të cilat do të sjellin mot me diell e vranësira.

 

Gjatë orëve të mëngjesit nuk do të mungojnë reshjet e shiut e dëborës në male. Në relievet malore e kodrinore do të regjistrohen temperatura negative të cilat do të sjellin ngrica.

 

Pjesa veriore e  lindore e kontinenetit do të përfshihet nga masat ajrore të paqendrueshme e të ftohta të cilat në disa vende do të sjellin reshje bore e në pjesën tjetër rënie temperaturash dhe erë të ftohtë verioredo të Vendet përgjatë Atlantikut dhe perëndimi i mesdheut do të përfhsihen nga moti me diell e temperatura në rritje gjatë mesditës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë