Subscribe

Liria e medias në Shqipëri ka pësuar përmirësim të lehtë, ndërsa në rang botëror vihet re rënie shqetësuese e saj. Organizata “Reporterë pa kufij” në një listë prej 180 shtetesh e rendit vendin tonë në vendin e 76, ose 6 vende më lart se një vit më parë. Shqipëria ka lënë pas në renditje Malin e Zi dhe Maqedoninë.

 

Në vlerësimin për Shqipërinë theksohet se nevojitet zbatimi më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e shprehjes. Pavarësisht ligjeve për lirinë e informacionit, aksesi në informacionet shtetërore vijon të jetë i kufizuar dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive është i politizuar.

 

Përparim i lehtë vërehet edhe në Kosovë, e cila gjenden ne vendin 82, tete vende me më lart se 2016-a. Raporti thekson se numri i vendeve ku kërcënohet liria e mediave po rritet dhe janë shtuar udhëheqësit autoritarë. Liria e mediave është e kërcënuar edhe ne vende demokratike. Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie me dy vende dhe ndodhen në vendin e 43-të. Kjo lidhet me zgjedhjen e presidentit Trump që e ka shpallur shtypin armik të popullit dhe ka sulmuar verbalisht gazetarët. Në vende në krize, si Siria, Jemeni apo Libia gazetarëve u kërcënohet jeta.

 

Ndërsa vendet skandinave gjenden në krye, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Siria mbyllin renditjen e “Reporterë pa Kufij”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *