Subscribe

 

Banorët e Farkës dhe zonës së Kopshtit Zoologjik nuk do të udhëtojnë më me autobusë të vjetër. Linja e re që përshkon segmentin Farkë – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi shërbimin, si dhe faktin që banorët e këtyre zonave, mund të lëvizin më shpejt drejt qendrës së Tiranës.

 

 “Kemi një lajm shumë të mirë për të gjithë banorët e zonës sepse nga një transport primitiv, i nivelit dum-dum, ku njerëzit futeshin si sardele në autobusë, kemi kaluar në një sistem jashtëzakonisht modern, ku njihet aboneja, me një linjë të re e cila fillon në Farkë, kalon në të gjithë zonën e Kopshtit Zoologjik dhe arrin në qendër të Tiranës, për të vazhduar deri te ish Stacioni i Trenit.”

 

Kryebashkiaku vlerësoi faktin qe tashme qytetaret mund të udhëtojnë vetëm me një biletë, pa qenë e nevojshme të ndërrojnë autobusë.

 

“Kemi mbajtur një premtim, kemi futur abonenë, kemi një çmim të njëjtë në të gjithë qytetin, edhe për linjën e Farkës, dhe mbi të gjitha sot kemi një kapacitet që është 3-fishuar, me 11 autobusë dhe me një frekuencë çdo 10 minuta, e cila do të priret të shkojë deri në çdo 5-6 minuta

 

Veliaj garantoi se brenda këtij viti edhe në këtë linjë do të futet në përdorim bileta elektronike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *