E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Përmirësime në Maturën Shtetërore/ Nga viti i ardhshëm do lejohet rikontrolli i tezës

Nga viti i ardhshëm shkollor të gjithë nxënësit që do të kenë pakënaqësi për notën e maturës shtetërore do të kenë mundësinë që teza të rikontrollohet dhe rivlerësohet.

 

Reklamë

Ky ndryshim në rregullore është propozuar këtë të enjte në një takim mes ministres së Arsimit, Evis Kushi, komitetit të Maturës Shtetërore dhe mësueseve e drejtuesve të institucioneve arsimore. Gjithashtu, Kushi u shpreh se do të fillojë një vlerësim dhe rankim i gjimnazeve sipas cilësisë, bazuar në një paketë të re të vlerësimit të jashtëm.

 

Për të rritur cilësinë në procesin e Maturës Shtetërore do të bëhet pilotimi i një testi elektronik për maturantët që zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme.

 

Pilotimi elektronik synohet të aplikohet në të gjitha provimet e maturës nëse gjatë vitit shkollor 2022-2023 rezulton si suksesshëm.

 

Më shumë video

Reklamë