E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përmet, “shkrihet” komisariati

 

Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Përmetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako firmosi largimin dhe ndëshkimin e drejtuesve kryesore, pasi kane lejuar ndërtimin pa leje të një biznesmeni, në Grykën e Këlcyrës.

 

Përgjegjës kryesor u gjet shefi i komisariatit të Përmetit, Gazment Shehu, i cili u shkarkua nga detyra. Po ashtu u largua shefi i stacionit te Këlcyrës Edmond Anxhara, si dhe një specialist.

Reklamë

 

Por shërbimi i çështjeve te brendshme ka bere përgjegjës edhe dy zyrtare te larte te Drejtorisë se Policisë se Gjirokastrës: vete drejtori Lorenc Panganika dhe zëvendësdrejtori Koço Dafa kane marre paralajmërim per shkarkim.

 

Hetimet për këtë ngjarje nisën me 5 shtator, kur në grykën e Këlcyrës nisi puna për devijimin e një burimi natyror uji. Edhe pse në atë kohë është dërguar për kontroll grupi i postës së Policisë së Këlcyrës, ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse dhe në Prokurori.

 

Për këtë arsye të gjithë zyrtarët e policisë së Përmetit, janë akuzuar edhe për shpërdorim detyre.

 

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre drejtuar krerëve të Policisë së Shtetit, dënoi ashpër mosreagimin e strukturave përgjegjëse. Ai thekson se askush nuk ka imunitet për t’i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cenojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.

Më shumë video

Reklamë