E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 55 minuta më parë
Video · Vendi

Përmbytjet, situata drejt përmirësimit

Përmirësohet situata nga përmbytjet në qytetin e Laçit. Punonjësit e Bashkisë kane filluar punën per pastrimin e trotuareve, si dhe te bizneseve e banesave te prekura nga vërshimi i ujit te përroit. Ndërkohe qytetaret e dëmtuar kane filluar te bëjnë bilancin e dëmeve. Ata kërkojnë te filloje sa me pare procesi i dëmshpërblimit. Ndërkohë në fshatin Mali Bardhi rrjedha e ujit ka marre 100 krerë bagëti te imta. Gani Lika thotë se humbja është e konsiderueshme dhe me këtë aktivitet blegtoral siguronte te ardhurat e familjes prej 8 anëtaresh. Reshjet e shiut dhe dalja e përroit nga shtrati sollen përmbytje masive ne zonën e Laçit e Milotit. Përveç bizneseve e banesave janë dëmtuar edhe sipërfaqe te konsiderueshme te tokës bujqësore.

 

 

Më shumë video

Reklamë