E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përmbytjet/ “Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë ndjeshëm”, Rama: Ka nisur verifikimi i dëmeve

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se niveli i ujit në lumin Vjosë ka shënuar një ulje të konsiderueshme, pas situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Ai bëri të ditur se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjitha zonat e prekura, me synim vlerësimin e plotë të pasojave dhe përcaktimin e masave të nevojshme për mbështetjen e banorëve.

Rama theksoi se strukturat shtetërore përkatëse vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në shërbim të qytetarëve për çdo nevojë apo emergjencë që mund të paraqitet. Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që jetojnë pranë lumit të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse.

Reklamë

“Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë ndjeshëm. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, është shprehur Kryeministri.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë