E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmbytjet nga moti i keq, Begaj: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.

Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Reklamë

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnëme ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Presidenti i Republikës fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë