E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përmbytjet në vend, reagon ambasada e SHBA: Qytetarët të tregojnë kujdes, situata po përkeqësohet

Ambasada e SHBA në vendin tonë ju ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqiëpri, që të tregojnë kujdes pas situatës së përmbytjeve në të gjithë territorin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasa ju bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes.

Reklamë


Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu: https://al.usembassy.gov/weather-alert-emergency-message…/

Vazhdo të lexosh

Reklamë