Kryeministri Edi Rama i konsideron minimale dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, shefi i qeverisë siguroi se infrastruktura kulluese e mbrojtëse nga ujërat është gati.

 

Po ashtu, ai garantoi ndihmë të menjëhershme për familjet që janë të izoluara nga moti.

 

“Infrastruktura kulluese e mbrojtëse nga ujërat në gatishmëri si asnjëherë më parë, duke kufizuar ndjeshëm pasojat e reshjeve të dendura, të cilat në kohë të tjera do të kishin marrë përpara krejt pjesën perëndimore të vendit nga Buna në Bistricë dhe do të kishte shkaktuar dëmet e jashtëzakonshme të kohëve të shkuara… Ndërkohë që edhe sot dëmet mbeten minimale, kufizimi i qarkullimit të njerëzve e mjeteve minimal, ndërsa angazhimi i të gjitha strukturave të shtetit maksimal dhe ndihma e drejtëpërdrejtë për disa qindra familjet e penguara nga moti, e menjëhershme🤝.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *