Shkodra vijon te përballet me një situate te renduar te përmbytjeve. Sipërfaqja e tokës nen ujë sipas autoriteteve, arrin ne rreth 2650 hektarë.

 

Më problematike është gjendja ne  zonën e Obotit ku vërshimi i ujit ka përfshirë 1200 hektarë toke. Ne total janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa, ndërkohe qe ne rrezik janë edhe bagëtitë e imëta.

 

Forcat e ushtrisë kane vijuar evakuimin e personave ne emergjenca shëndetësore, ndërkohë qe kane shpërndarë edhe ndihma për familjet e izoluara.

 

Bashkia e Shkodrës kërkoi pak dite me pare shpalljen e gjendjes se emergjencës por ajo nuk u pranua nga qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *