E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përmbytjet në Shkodër, shpëtohen dy fëmijë

Për banorët e Shkodrës jetesa nën ujë tashmë është bërë e zakonshme.

 

Veç zonës në Obotit që është e izoluar plotësisht, uji ka hyrë edhe në lagjet e qytetit, ku kanë mundur të lëvizin vetëm mjetet e larta të ushtrisë.

 

Banorët thuajse i kanë humbur shpresat se do të bëhet më mirë.

 

Bashkia e Shkodrës, sëbashku me forcat e ushtrisë dhe ato të taks forcës se ujësjellësit kanë ndërhyre që të furnizojë me uje te pijshëm dhe ushqime banorët e prekur nga përmbytja.

 

Prurjet e shumta kanë sjellë edhe mbeturina ne shëtitoren pranë Urës së Bunës.

 

Banorët e zonës pas tërheqjes së ujit, kanë nisur pastrimin e vendit.

 

Në tokat e përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4950 Ha. Në javën e tretë të kësaj situate, mbi 300 shtëpi janë të rrethuara nga uji, ndërkohë që probleme ka edhe në disa shkolla.

 

Situatë e vështirë është edhe në qytet, pasi janë përmbytur disa lagje, ndërsa aktualisht janë 69 persona të zhvendosur në një konvikt.

 

Mbrëmjen e së mërkurës dy fëmijë si dhe një 60-vjeçar mbetën të bllokuar nga vërshimet e lumit Kir në Shkodër. Menjëherë pas telefonatës për ndihmë, policia dhe Grupi i Emergjencave të Ndërhyrjes së Shpejtë arritën të nxirrnin në kohë nga uji 2 të miturit e moshës 14 vjeç, si dhe 60 vjeçarin Fran Vatgjoka. Ata u dërguan në Spital për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video