E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbytjet në Japoni, 69 viktima e dhjetëra të zhdukur

Përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave kanë lënë të vdekurr rreth 69 persona dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur në pjesën jug-perindimore të Japonisë.

 

Shiu i rrëmbyshëm i kësaj fundjave ka bërë gjithashtu që 2 milionë të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas mediave ndërkombëtare deri më tani janë prekur tetë prefektura, duke përfshirë Kyoton dhe Hiroshiman.

 

Reklamë

Autoritetet thonë se, me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra. Kryeministri Shinzo Abe tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës”, për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit.

 

Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave, siç raporton agjencia e lajmeve të Kyodos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë