E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përmbytjet në Gjermani, solidarizohet Basha: Lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh solidariteti për të prekurit nga moti i keq dhe përmbytjet në disa vende europiane, si Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg.

 

Basha në një postim në “Twitter” se Partia Demokratike dhe populli shqiptar qëndron në solidaritet të plotë me njerëzit dhe autoritetet.

 

“Zemra ime shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore. Partia Demokratike dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe në mbështetje për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetët dhe për t’u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike”, deklaron Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë