E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbytjet në Afganistan, 21 persona humbin jetën

Përmbytjet në Afganistan kanë rezultuar në tragjedi, ku 21 anëtarë të dy familjeve kanë humbur jetën.

Zëdhënësi i Minsitrisë së Brendëshme, bëri me dije se si pasojë e përmbytjeve humbën jetën 21 persona në provincën perëndimore të Farah në Afganistan.

Reklamë

Mes viktimave kishte gra dhe fëmijë, ndërsa pesë persona të tjerë pësuan dëmtime të forta.

Familjet kishin shkuar për piknik në fshatin Kojar të rrethit të Pushtkohit.  Ata ishin duke u ngjitur në një mal kur u goditën nga shiu i madh dhe stuhi breshëri.

Përmbytjet e shpejta vranë 315 njerëz dhe plagosën më shumë se 1600 në veri të Afganistanit vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë