Subscribe

Reshjet e pandërprera të shiut kanë vështirësuar situatën në qarkun e Lezhës.

 

Më problematike situata paraqitet në Torovicë, ku sipërfaqja e tokës së përmbytur shkon në 500 hektarë.

 

Për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugën kryesore, që shkon deri në 70 centimetra, familja Gila nuk mundi të përcjellë me nderime për në banesën e fundit gjyshen e shtëpisë, që u nda nga jeta një ditë më parë.

 

Familjaret kërkuan ndihmën e ekipit të emergjencave për të përcjellë në varreza të ndjerën. Si pasojë e kushteve të vështira, transporti u bë me mjetet e ushtrisë dhe zetorë.

 

Autoritetet sqaruan se disa rrugë fshatrash janë të pakalueshme për mjetet e vogla pasi është rritur niveli i ujit. Ndërkohë vijonjnë të jenë të përmbytura 4 banesa në fshatin Kakarriq si dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

E bllokuar është edhe rruga që lidh fshatin Blinisht me superstradën.

 

Ndërkohë në Shkodër uji ka pësuar një tërheqje të lehtë. Për banorët e fshatit Kuç përmbytja shkaktoi dëme të mëdha si në banesa ashtu dhe në të mbjella.

 

Kryeplaku i fshatit tregoi per Vizion Plus se gjithçka ndodhi brenda 20 minutave.

 

Zona e nën Shkodrës vijon të mbetet problem pasi 1400 hektarë tokë ndodhet nën ujë, ndërkohë janë akomoduar në konvikte 10 familje.

 

Situata po mbahet në monitorim pasi pritet që intensiteti i reshjeve të ritet në orët në vijim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *