E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përmbytjet “gjunjëzojnë” Sydney-n

Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha ka goditur qytetin Australian të Sydney-t.

Disa zona periferike kaluan  orë dramatike gjatë të shtunës kur vërshimet e ujit shkaktuan situate dramatike.

Mijëra telefonate për ndihmë u regjistruan nga autoritetet lokale.

29 persona u shpëtuan nga mbytje në Camden, pas çarjes së një dige që solli një vërshim të madh të madh të ujit në këtë qytezë.

Mijëra qytetarë janë zhvendosur nga autoritetet gjatë orëve të fundit dhe të tjerëve u është kërkuar të zhvendosen derisa situata të qetësohet.

Autoritete thanë se kjo është një situatë kërcënuese për jetën.

Në muajin mars të këtij viti përmbytjet katastrofike në disa zona të Sidneit lanë pas një bilanc tragjik me 20 të vdekur dhe dëme material kolosale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë