E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Sociale

Përmbytjet e dimrit, pastrohen përrenjtë në Korçë

Të gjithë përrenjtë malorë që ndodhen në bashkinë e Korçës janë të pastruar duke mos përbërë rrezik për përmbytje tashmë që sezoni i rreshjeve është në prag.

 

Kjo konfirmohet nga Drejtori i Njësive Administrative pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në bashkinë e Korçës, Marenglen Hoxhalli, i cili garanton se nuk do të ketë rrezik për përmbytje gjatë stinës së dimrit, si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve malorë.

 

Reklamë

Aktualisht është duke përfunduar pastrimi i përroit të Drenovës i cili kishte më shumë se 30 vite pa ndërhyrje, ndërkohë që Hoxhalli thotë se do të vijohet edhe me përroin e Drenicës pas pak ditësh, për të përmbyllur kështu ndërhyrjen në të gjithë përrenjtë malorë.

 

Dalja nga shtrati e përrenjve malorë si pasojë e rreshjeve të dendura, vitet e kaluara ka shkaktuar mjaft probleme në zona të ndryshme duke përmbytur jo vetëm tokat bujqësore por edhe zona të banuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë