E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmbytjet/ Balla: Sipërfaqja e tokave nën uje është shumë më e vogël se në 2017

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se situata më e vështirë nga prurjet e lumit Vjosa, kaloi.

 

Balla thekson se edhe pse prurjet ishin shumë më të larta sesa në 2017, sipërfaqja e tokave të përmbytura është shumë më e vogël.

 

Reklamë

 

“Më e vështira nga prurjet e shumta të Vjosës kaloi. Mirënjohje të gjithë forcave të ushtrisë, policisë së shtetit, emergjencave civile, punonjësve të bordeve të kullimit, ekipeve të bashkive Fier, Vlorë, Mallakastër, shërbimeve shëndetësore, elektriçistëve të OSHEE, e kujtdo tjetër. Edhe pse prurjet ishin shumë më të larta sesa në 2017, sipërfaqja e tokave të përmbytura është shumë më e vogël, ndërsa zona e Darzezës (e cila në 2017 ishte më e goditura) nuk pati asnjë problematikë”

Vazhdo të lexosh

Reklamë