E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përmbytje nga reshjet e shiut, probleme me qarkullimin e njerëzve dhe makinave në Vlorë, Fier, Durrës dhe Shkodër

Mot i mirë që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ka shkaktuar probleme në disa qytete.

Si pasojë e erës së fortë në Vlorë gjatë natës, në zonën e Pyllit të Sodës, një pishë e madhe është rrëzuar nga era e fuqishme, duke bllokuar plotësisht aksin që të çon drejt fshatit Zvernec.

Reklamë

Një automjet që po qarkullonte në atë segment rrugor është përplasur me pishën e rënë në rrugë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, në aksin Vllahinë–Poçem, në zonën që lidh Mallakastrën me Vlorën dhe jo vetëm, rruga e re është dëmtuar vetëm dy vite pas ndërtimit.

Asfalti ka pësuar dëmtime të dukshme në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Kjo ishte situata në shumë rrugë të lagjeve të Durrësit, të cilat përmbyten sistematikisht sa herë ka reshje shiu.

Rrugët janë bërë gati të pakalueshme për këmbësorët dhe nxënësit e shkollave në lagjen nr. 18, nr. 16, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet apo aksidentet.

Në Shkodër situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm. Në fshatin Obot, në terren janë angazhuar 6 forca dhe 1 mjet nga Reparti Ushtarak. Niveli i ujit në aksin rrugor është rreth 30 cm, ndërsa reshjet e shiut vijojnë herë pas here me intensitet të lartë. Deri në këto momente nuk raportohen banesa të rrethuara nga uji.

Nga hidrocentrali i Fierzës po shkarkohen 1000 m³ për sekondë, nga Komani 800 m³ dhe nga Vau i Dejës 800 m³ ujë për sekondë.

/vizionplsu.tv

Më shumë video

Reklamë