E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Përmbytje në veri të Italisë

 

Bora intensive, shiu i dendur dhe erërat e forta që prej ditës së hënë kanë shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë Italinë fqinje. Situata është veçanërisht e rënduar në rajonet qendrore dhe veriore.

 

Për shkak të përmbytjeve janë evakuuar 1000 persona në qytetin Lentigone dhe në provincën e Rexhio Emilias. Reshjet me intensitet të lartë kanë nxjerrë nga shtrati lumin Enca, duke përmbytur me qindra shtëpi.

Reklamë

 

Autoritetet italiane kanë marrë masat për të shmangur dëmet njerëzore, duke i zhvendosur në qendra strehimi nëpërmjet helikopterëve.

 

Rrjeti hekurudhor në Itali është pezulluar në disa zona, ndërkohë që situata mbetet ende problematike.

 

Në zonën e Bergamos ka pasur rrëshqitje dherash, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në rrugë.

 

Gjithashtu janë shënuar vonesa në fluturime dhe shkatërrime banesash për shkak të erërave të forta.

Më shumë video

Reklamë