Nëse per qendrën e Tiranës përmbytjet rrezikuan vetëm automjetet dhe disa biznese nuk mund te thuhet e njëjta gje per periferinë. Niveli i ujit dhe dalja e tij nga shtrati përmbyti qindra shtëpi, ndërsa demet per banoret e Kamzës se poshtme janë mjaft të mëdha. Lumi prishi dhe këmbët e kesaj ure, por fatmirësisht ne momentin e shembjes nuk u lendua asnje person. Ura e lugut shërbente per qindra familje dhe lidhte institutin bujqësor me zonën e ish-Nishtulles. Edhe autostrada Tirane – Durrës u bllokua si pasoje e përmbytjeve. Policia njoftoi se kalimi për ne Durrës do te behet nga Ndroqi, kjo per shkak se te mbikalimi i Kasharit u permbyt një pjese e autostradës. Nga përmbytjet u prek dhe qendra e kryeqytetit, ku uji ka vërshoi ne shume rruge. Kjo kamera amatore xhiroi momentet kur një grua ra në një pusetë në zonën e 9 katëshve, por fatmirësisht u ndihmua nga një efektiv policie. Reshjet e shiut të shoqëruara dhe me stuhi vazhdojnë të rrezikojnë zona të tëra të Tiranës ndërsa në orët në vazhdim priten të tjera reshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *