Përmbytje në Nepal dhe Indi, humbin jetën 88 persona

Të paktën 88 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve të ndodhura në Nepal, Bangladesh dhe Indinë veri-lindore.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë rritur, ku janë mobilizuar ushtria e Nepalit, forcat ushtarake dhe agjenci të shumta federale.
Ndërkohë për shkak të kushteve të motit pritet që numri I viktimave të vijë në rritje. Ndërkohë në lidhje me bilancin e dëmeve materiale do të ketë bjë raport përfundimtar pasi të tërhiqen përmbytjet.
Shirat e mëdha pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Sipas mediave ndërkombëtare tashmë 16.520 familje janë zhvendosur, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi lumenjtë e mëdhenj u rritën në nivele të rrezikshme.




