Subscribe

Kanë mjaftuar vetëm pak orë shiu që situata ne qytetin e Laçit të dalë jashtë kontrollit.

 

Reshjet e shumta bënë që përroi që ndodhet në mes të qytetit të dalë nga shtrati dhe uji të vërshojë nëpër rrugë, duke sjellë dhe përmbytjen e disa biznese. Prezenca e ujit në rrugë solli krijoi vështirësi lëvizje për qytetarët dhe automjetet.

 

Nuk është hera e parë që përroi që kalon përmes qytetit, del nga shtrati.

 

Situata u monitorua në terren nga përfaqësues të Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, si dhe të Bashkisë së Kurbinit. Punonjësit e bashkisë janë në gatishmëri, duke ndërhyre në largimin e mbetjeve të sjella nga vërshimi i ujit në kolektorët kullues.

 

Me rënien e intensitetit të reshjeve niveli i prurjeve ra dhe uji u largua nga rrugët dhe bizneset, por duke lënë pas baltën dhe inertet.

 

Edhe në Lezhë problemet ishin të shumta. Uji arriti rreth 20 centimetra në blloqet e banimit. Bashkia e Lezhës nxori menjëherë në terren punonjësit e shërbimeve të cilët u angazhuan për të mbajtur të hapura pusetat shkarkuese pas prurjeve të shumë mbeturinave në to nga rrjedha e ujit.

 

Problem per disa ore kishte dhe ne Shëngjin, ndërkohe qe nga moti i keq puna u paralizua edhe ne portet kryesore te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *