Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 February 2026
Vizion fokus

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron...

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

Detaje të reja, princi Andrew i kishte dërguar Epstain...

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin,...

VIDEO/ Skena Far West në Itali, sulmohet furgoni i...

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar,...

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë arrestohet menjëherë pas lirimit...

Atentati i dështuar ndaj gjeneralit në Moskë, Rusia akuzon...

Reshjet e pazakonta shkaktojnë tragjedi në Kolumbi, të paktën...

Trump sulmon shfaqjen e Bad Bunny-t në Super Bowl:...

Përmbytje në Hasturkas, 20 banesa ende nën ujë, banorët: I kemi sytë nga qeveria, të vërë dorën në zemër

14 Janar 12:13

Situata në fshatin Hasturkas, të njësisë administrative Libofshë vijon të mbetet problematike edhe 24 orë pas daljes së lumit Seman nga shtrati, ndonëse niveli i ujit ka shënuar një rënie të lehtë.Sipas banorëve të zonës, uji është ulur rreth 20 cm, por pavarësisht kësaj, 20 banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme edhe në stane, sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore , kultura të mbjella, kryesisht vreshta, ullinj dhe foragjere , por edhe koshere bletësh. Përballë kësaj situate dëshpëruese banorët shprehen se qeveria duhet të dërgojë sa më parë ekipet e verifikimit, për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga përmbytja dhe për të hapur rrugën e dëmshpërblimeve.

Nga ana tjetër, situata mbetet alarmante për shkak të çarjes së argjinaturës në disa segmente , fakt që sipas banorëve përbën një rrezik serioz, pasi parashikohen reshje të reja shiu dhe ekziston frika e një vërshimi të dytë të ujit.Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bordi i Kullimit, për të bllokuar çarjet dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.

“Kam 70 dylym tokë të mbjellë me prodhimet e sezonit. Janë të gjitha të përmbytura. Niveli i ujit ka nisur mbrëmë të bijë. Kam cuar blegtorinë që po kullot. Sepse morëm bazën ushqimore, pro u njom. Jemi në një situatë që nuk dimë çdo të bëhet. Sepse bazë ushqimore nuk gjejmë dot më në këtë periudhë. Ishalla na ndihmon shtetit. Sytë te qeveria i kemi. Unë kam 7 krerë lopë. Por s’kam bazë ushqimore. Nuk pata ngordhje. Qeveria të verë dorën në zemër, të marri masa të paktën për bazën ushqimorë të blegtorisë”, tha një banor.

Sipas të dhënave nga terreni, situata po shkon gradualisht drejt normalizimit. Banorët raportojnë se ka patur pak shpesë të ngordhura, por nuk ka pasur bagëti të mbytura, falë ndërhyrjes së forcave të ushtrisë, të cilat kanë ndihmuar në largimin e bagëtive nga stane dhe banesa të rrethuara nga uji. Disa banorë mbetën të izoluar për shkak të përmbytjes, por janë evakuuar dhe sistemuar në zona të sigurta, jashtë rrezikut nga uji.

Situata në Hasturkas mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa banorët presin masa konkrete dhe ndërhyrje të shpejtë për riparimin e argjinaturës dhe vlerësimin e dëmeve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Përmbytje në Hasturkas

Nga e njëjta kategori

Venusi te Peshqit! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Mundësi e papritur pune për këtë shenjë Horoskopi, kujt do t’i qeshin sytë

më shumë...

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron ndryshime në ligj pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar

më shumë...

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

më shumë...

“100 000 euro ose do të publikoj pamjet intime”, shantazhoi 26-vjeçaren, arrestohet shtetasi kosovar në Tiranë (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

12:18

Venusi te Peshqit! Horoskopi javor nga Meri...

11:53

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun,...

11:39

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

11:36

“100 000 euro ose do të publikoj...

11:27

Mes lagështirës e mykut, qendra shëndetësore Nr.2...

11:26

Detaje të reja, princi Andrew i kishte...

Foto ilustruese
11:13

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina...

11:04

VIDEO/ Skena Far West në Itali, sulmohet...

10:57

Prokuroria kërkon 180 vite burgim për ish-krerët...

10:36

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh...

10:29

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë arrestohet menjëherë...

10:24

Atentati i dështuar ndaj gjeneralit në Moskë,...

10:23

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të...

9:59

Reshjet e pazakonta shkaktojnë tragjedi në Kolumbi,...

9:54

Vodhën një biznes në Kamëz, arrestohen dy...

9:41

Do të prehen në atdhe! Mblidhen 75...

9:39

Trump sulmon shfaqjen e Bad Bunny-t në...

9:30

Përplasen dy makina në Vlorë, dy të...

9:28

Kundër resortit turistik, banorët e Rrjollit protestojnë...

8:47

Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit,...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetë...
  • Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Konflikt...
  • GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron nd...
  • Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët refuzojnë ta pa...
  • Do të prehen në atdhe! Mblidhen 75 mijë euro për kthimin në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.