Subscribe

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vete drejtues te Shtabit te Emergjencave, reshjet e shiut kanë sjellë probleme të mëdha në veri të vendit. Më problematike situata paraqitet në Lezhë. Në Zejmen reshjet e rena me intensitet gjatë natës dhe paradites se te mërkurës kanë përkeqësuar shumë situatën. Shtëpi banimi dhe qindra hektarë toke janë nën ujë. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 180 forca, 20 mjete si dhe nje helikopter per te përballuar situatën. Ndërkohe ka nisur edhe evakuimi i banoreve aty ku dhe rreziku është me i madh. Jo vetëm bllokimi i kanaleve kulluese, por edhe përrenjtë si dhe shkarja e dherave kanë bërë që situate të vështirësohet. Autoritet lokale,bëjnë me dije se përmbytje masive ka edhe në fushën e Torovicës, në Kakarriq dhe si në disa njësi te tjera administrative. Në Bulqizë dalja nga shtrati i Përroit Zalli i Thatë ka bllokuar dy fshatra. Si pasojë e vërshimet të përrenjve ura që lidh Stojanin me Ulëzen është bllokuar, duke penguar lëvizjen e qytetarëve si dhe ka lënë pa mësim 20 nxënës. Për këtë administratori i njësisë vendore Ulzës, Artan Miza tha se janë njoftuar të gjitha instancat përgjegjëse dhe po merren masa për riparimin e saj. Në fshatin Fushë e Vogël si rezultat i sasisë së madhe të ujit është dëmtuar një banesë, si dhe janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Probleme ka patur edhe në njësinë administrative Gjoricë ku fryrja e lumit Drin i Zi ka prishur argjinaturën mbrojtëse duke rrezikuar dhjetëra banesa. Rritja prurjeve te përrenjve rrezikon disa banesa ne lagjen Kapedan ne Vaun e Dejes. Ndërkohe qe zona e Gomsiqes është e izoluar për shkak të rritjes se nivelit të ujit. Në Fushë- Krujë lumi qe përshkon qytetin Zezë po arrin pikën kritike pasi niveli ujit rritet nga ora ne ore. Deri tani nga dalja e lumit Ishëm nga shtrati ka shkatërruar te mbjellat ne 150 hektarë toke bujqësore. Ne fshatin Gurez te Kurbinit raportohet se një shtepi është shembur. Fatmirësisht nuk ka dëmtime ne njerëz,  por 12 anëtaret e nje familje kane mbetur ne qiell te hapur. Ne dalje te qytetit te Shijakut lumi Erzen është fryre shume dhe rrezikon te dale nga shtrati dhe te përmbyte shtëpitë. Në Pukë aksi Fushë-Arrës-Gjegjan-Mirditë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave pranë tunelit.

Ndërkohe Komiteti i Koordinimit te Emergjencave i mbledhur kete mërkure nga zv/kryeministri Niko Peleshi ka versuar se gjendja është nen kontroll per pasoje janë parandaluar pasojat për jete njerëzore,  si dhe janë minimizuar demet. Megjithatë komiteti vlerëson se situata mbetet e vështire”.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *