Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në...

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf...

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

Përmbytje masive në disa zona, Durrësi mbulohet nga uji, rrëshqitje në akset rrugore

6 Janar 13:29

Reshjet intensive te shiut qe vazhdojne prej orës 3 të mëngjesit kanë paralizuar këtë të martë qytetin e Durrësit.

Disa rrugë dhe lagje janë përmbytur, duke e bërë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në akset kryesore, rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa automjetet kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Situata ka sjellë pezullimin e përkohshëm të punës në Portin e Durrësit, si dhe mbylljen e shkollave për arsye sigurie. Për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të rrezikshme, janë mbyllur edhe aktivitetet tregtare në disa zona të qytetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse.

Edhe në Lezhë reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit. Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Autoritetet bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza.

Ndërkohë edhe ne disa fshatra të Krujës ka patur përmbytje masive në tokat bujqësore.

Me dhjetra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, pranë mbikalimit të Patokut në autostradë. Edhe në fshatin Adriatik, disa banesa janë të rrethuara nga uji, ndërsa në fshatin Fushë Mamurras është ndërprerë mësimi.

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në rrugët nacionale të Qarkut Dibër. Situata më problematike paraqitet në aksin nacional Burrel – Skuraj ku ka shembje masivesh shkëmbore e dherash në segmentin e Shkopetit.

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim për shkak se reshjet e shiut vazhdojnë, teksa kanë krijuar fryerje të lumenjëve dhe përrenjve.

Në Shkodër nga ana tjetër problem janë reshjet me intensitet të dëborës. Me shqetesuese situata ka qenë në zonën e Bogë – Qafë Thore – Theth, ku është punuar për mbajtje hapur të saj, per shkak edhe te fluksit të lëvizjes.

Aktualisht është bërë i mundur qarkullimi por kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Dukagjini gjithashtu vijon prej 4 ditesh të jetë i izoluar. Këtë mëngjes ka patur nje tjeter shembje te rrugës.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
permbytje

Nga e njëjta kategori

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

më shumë...

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit, efektivi Adri surprizohet nga Hita

më shumë...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek

më shumë...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • “Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.