18 persona kanë humbur jetën dhe 286 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në verilindje të Brazilit.

 

Mbrojtja civile ka shpallur 72 qytete në gjendje të jashtëzakonshme me një popullsi prej më shumë se 15 milionë banorësh.

 

Dëmet janë të pallogaritshme. Shtëpi plotësisht të shkatërruara, rrugë të përmbytura dhe makina të mbuluara plotësisht nga uji.

 

Mbi 16 mijë persona kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuuar.

 

Autoritetet në zonën e prekur po hasin vështirësi me strehimin e personave të evakuuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *