Greqia është përfshirë nga rreshjet e dendura që nga mbrëmja e të shtunës dhe që vazhdojnë edhe këtë të hënë.

Stuhia e ashtuquajtur “Athina” shkaktoi përmbytje edhe dëme të mëdha në zonat e Evias , Pelionit dhe Larisës.

Dëme jane me te meedha ne zonat bregdetare ku mbi 200 shtëpi janë përmbytur, rrugët e asfaltuara janë shkatërruar dhe urat jane shembur.

Banorët në disa zona po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike dhe ujit te pijshem.

Rrugët kryesore janë kthyer në lumenj, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet më të mëdha.

Aktualisht situata paraqitet nën kontroll por edhe ditët në vijim parashikohen me mot të paqëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *