Subscribe

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe dëme edhe në Kosovës. Situata paraqitet më problematike në Istog dhe Skënderaj të Mitrovicës. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ishin në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ujit.

 

Kurti shkroi në rrjetet sociale se përveç dëmeve materiale në disa komuna, nuk ka të lënduar apo humbje jete. Ai theksoi se qeveria dhe pushteti lokal janë pranë çdo qytetari të prekur.

 

Forcat e Sigurisë së Kosovës evakuuan disa familje dhe dërguan ndihma për të prekurit nga moti i keq. Situata ishte tepër problematike edhe në Mitrovicë. Në Skënderaj u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Uji përmbyti dhjetëra shtëpi dhe automjete. Ndërsa shkollat janë mbyllur.

 

Situatë po aq e rënduar është edhe në Klinë dhe Prizren. Ministria e Brendshme ngriti nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat. Në një njoftim të sajin theksohet se të gjitha njësitë e ndërhyrjes për fatkeqësitë janë në gatishmëri 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *